‘Aussenseiter’ është një nga ato fjalë gjermane që nuk përkthehen mirë dhe përmbajnë universe me nuanca të ndryshme. “Aussenseiteri” është i përjashtuari, i vetmuari, por edhe ai që e di se është i ndryshëm nga të tjerët, që mendon jashtë kutisë. Kur flasim për Angela Merkelin, e cila sot mbush 70 vjeç, fjala “Aussenseiter” është një nga më të përdorurat nga shtypi gjerman.
Ajo, një grua, protestante, e divorcuar që preferon një profil të ulët publik, të nënshtruar qëllimisht, pothuajse modeste dhe fjalimet historike të së cilës nuk mbahen mend, por që megjithatë imponon stilin e saj në një botë politike të dominuar nga rregullat e komunikimit, aq sa mënyra e saj e mbajtjes së duarve në formën e diamantit, ‘Raute’ në gjermanisht, bëhet një simbol i përdorur në posterat zgjedhore.
Me kalimin e viteve ajo ka fituar nofkën ‘Mutti’ gjithashtu, që do të thotë mamushe, një lloj vlerësimi ky nga gjermanët në përgjithësi, pra edhe mes votuesve të partive të tjera historike.
“Unterschwtzt”, “e nënvlerësuar”, është një tjetër fjalë që shpesh lidhet me Merkelin. Ajo u nënvlerësua nga shumë nga shokët e saj të partisë. Rruga e saj politike është unike, e përcaktuar edhe nga ngjarjet historike. Ajo hyri vonë në politikë: pasi u rrit në Ddr, filloi të interesohej për politikën në moshën 35-vjeçare, në vitin 1989, pas rënies së Murit të Berlinit. Ajo iu bashkua partisë Zgjimi Demokratik, e lidhur me CDU dhe u vu re nga Helmut Kohl, i cili e emëroi Ministre për Gratë dhe Rininë. Në bilancin politik për Kohl ajo është një kartë dyfish fituese: grua dhe nga Lindja. Menjëherë pas kësaj ajo u bë Ministre e Mjedisit dhe më pas Sekretare e Përgjithshme e CDU.
Kur Kohl u pushtua nga një skandal financimi në vitin 1999, asnjë nga luanët e rinj të partisë nuk guxoi t`i kërkonte të bënte një hap prapa. Ishte Merkel ajo që, pa u konsultuar me askënd, i shkruan një letër të hapur Frankfurter Allgemeine Zeitung për të deklaruar se epoka e Kohl-it ka mbaruar. Një bast, që i dha respektin e bazës partiake dhe e solli në krye të CDU-së. Shumë në partinë e saj e panë atë si një figurë kalimtare. E megjithatë ajo rezistoi dhe në vitin 2005 u bë kancelare.
‘Pragmatisch’, pragmatik dhe ‘unideologisch’, joideologjik. Në menaxhimin e pushtetit, Merkel do të tregohej gjithmonë e matur. Madje gjatë mandatit të saj të parë si kancelare u krijua fjala ‘Merkeln’, merkelare: të qëndrosh pasiv përballë sfidave të mëdha. Kjo fjalë hyri zyrtarisht në fjalor si neologjizëm në vitin 2010. Edhe sot, shumë vonesa në zhvillimin e gjermanishtes fajësojnë zvarritjen e saj.
Megjithatë Merkel është po ajo që ka marrë edhe vendime të mëdha. Si kur frenoi ministrin e saj të Financave Schauble që donte të nxirrte Greqinë nga monedha Euro.
Apo në vitin 2015 kur ajo mbajti një qëndrim të qartë dhe hapi dyert e Gjermanisë për një milion refugjatë që ikën nga lufta në Siri. “Wir schaffen das”, “Do t’ia dalim”, tha ajo në një konferencë për shtyp që është bërë e famshme. Si kancelarja e parë që vinte nga Lindja, ajo nuk donte të ishte ajo që do të ngrinte mure.
Në fund drejtoi 4 qeveri, 3 së bashku me SPD dhe një me liberalët, duke qeverisur për 16 vjet e 16 ditë. Merkel është kancelarja e dytë më e gjatë në historinë e Republikës Gjermane. Vetëm 10 ditë më pak se mentori i saj Helmut Kohl. Sot ajo jeton në shtëpinë e saj në Berlin, pak hapa larg muzeut të Pergamonit, së bashku me bashkëshortin e dytë Joachim Sauer. Ndërkohë po shkruan kujtimet e saj, të cilat do të publikohen në nëntor të këtij viti dhe po shijon doner kebab, pjatën e saj të preferuar.
Merkel nuk pranon më as të japë intervista e as të marrë pjesë në aktivitete të mëdha.
Ndërkohë në televizion transmetohet një serial televiziv në të cilin ajo imagjinohet duke zgjidhur çështje kriminale, si një detektive gjermane.
/tiranapost