Lajme

Sot në krahët e Ronaldos, zbulohet lidhja e gjatë e dashurisë së Gorgina Rodriguez para futbollistit

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, është një nga ikonat kryesore të modës dhe një nga vajzat më të komentuara. Dyshja janë bashkë që nga viti 2016 dhe cilësohen si një nga çiftet më të dëshiruar dhe më të komentuar.

Megjithatë, Ronaldo nuk është njeriu i parë me të cilin modelja ra në dashuri. Sipas mediave të huaja mësohet se para se të dilte me Ronaldon, Georgina kishte një lidhje të gjate kur ishte në shkollë. Vajza adoleshente thuhet se kishte një lidhje me një person të quajtur Javier Hernandez Pineiro.

Por, kush është ish-i dashuri i Georgina Rodriguez, Javier Hernandez Pineiro?

Javier Hernandez Pineiro, i njohur gjerësisht si Javi, është një fotograf i cili mesa thuhet në mediat e huaja ishte në lidhje dashurie me Georginën që kur ishin adoleshentë. Me sa duket, lidhja e tyre zgjati pothuajse pesë vite.  Ka qenë Piniero ai i cili në një reality show, foli për marrëdhënien e tij me bukuroshen spanjolle.

Ai tha se kanë qenë të lidhur midis moshës 13 dhe deri në moshën 18-vjeç, teksa më tej theksoi se ndonëse nuk ka asnjë komunikimim më me Georginën, ruan një miqësi me motrën e saj, Ivanën.

“Kemi kaluar shumë kohë së bashku midis moshës 13 dhe 18 vjeç. Ne ishin në të njëjtën klasë për një vit dhe më pas, edhe pse ishin në klasa të ndryshme, e ruajtëm marrëdhënien. Kishim të njëjtin grup miq dhe e vërteta është se unë kam vetëm gjëra të mira për të thënë për të”, tha ai.

Georgina Rodriguez aktualisht po shijon një jetë të lumtur dashurie me yllin e Al-Nassr, Cristiano Ronaldo. Ndonëse lart e poshtë prej kohësh po flitet se mes çiftit ka debate dhe janë drejt ndarjes, gjatë ditëve të fundit ata kanë treguar krejt të kundërtën dhe kanë vërtetuar se janë më të lumtur dhe të dashuruar se kurrë më parë.