Sot do fillojë procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas njoftimit ky proces do të nisë nga ora 17:00
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të fillojë procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës, të cilat deri më tani janë tërhequr dhe sjellë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së./teve1.info/
