Lajme

Sot seanca maratonë për buxhetin! Çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

“Projekt Buxhetin 2024” është parashikuar të jetë në qendër të diskutimeve në Kuvendin e Shqipërisë këtë të hënë.

Mirëpo, grupimi i Berishës ka paralajmëruar bllokim të punimeve deri në plotësimin e kushteve të tyre.

Dy ditë më parë Gazment Bardhi publikoi një pamje, duke aluduar se garda po përgatitej për të bllokuar aksionin opozitar.

Probabiliteti më i madh është që seanca të ndërpritet brenda pak minutash dhe të kalojë për votim në parim.

Përsa i përket prezencës së kryeministrit Edi Rama, mbetet në pikëpyetje nëse do të jetë i pranishëm, i cili për miratimin  e projekt-buxheti të vitit 2013 pati një përballje të gjatë me PD, në një seancë maratonë që zgjati plot 12 orë.

Sipas opozitës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka orkestruar shtimin e efektivëve të gardës në sallën e Kuvendit. Më 9 nëntor, deputeti i PD Saimir Korreshi ndezi tre tymuese, teksa 6 punonjës të gardës u pezulluan nga detyra, për mosndërhyrje në momentin e duhur.