Sot, më 30 gusht, shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, ditë që rikthen në vëmendje fatin e mijëra personave të zhdukur gjatë luftërave dhe konflikteve.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6.500 persona rezultonin të zhdukur.
Edhe 27 vjet pas përfundimit të luftës së viteve 1998-1999, 1.577 persona vazhdojnë të figurojnë si të zhdukur, sipas të dhënave të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, sot Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, do të bëjë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur në Prishtinë.
Homazhet janë paraparë të nisin në orën 09:30.
