Sot starton sezoni i tretë i “Big Brother VIP Albania” me shumë ndryshime, ku një prej tyre është Ledion Lico si moderator.
Për këtë ditë të vecantë, partnerja e tij Sara Hoxha, i ka uruar publikisht sukese për këtë eksperiencë të vështirë si edhe ka një mesazh të rëndësishëm për publikun.
Sara tregon në postimin e saj në Instagram se personazhet që do i bashkohen reality show-t, nuk e merritojnë urrejtjen dhe komentet ofenduese, prandaj kërkon publikut që të tregohen më të ‘butë’.
“Suksese sonte Ledion Lico. Sonte je fytyra dhe zëri i ekipit të Top Channel. Perfaqëson qindra prej nesh që kemi punuar pafund me orë të tëra për të prodhuar një sezon te jashtëzakonshëm. Nuk është e lehtë të fillosh një sezon të ri me kaq shumë pritshmëri dhe shikueshmeri, por ne jemi krenarë të themi se I dalim ballë sfidës.
Shikim të kendshëm dhe kini parasysh që fëmijët/familjarët tanë, por edhe të konkurentëve, nuk janë pjesë e televizionit dhe nuk e meritojnë urrejtjen që jo rrallëherë haset në rrjete sociale. Be kind”, shkruan Sara ne Instagram.
View this post on Instagram
lokimagazine