Lajme

Sot u përcoll për në banesën e fundit, detaje të reja, si ‘Mand Dhelpra’ vrau me plumb pas koke shokun e tij të ngushtë?

Hetimet për vrasjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi kanë zbuluar detaje të reja mbi dinamikën e krimit, ndërsa policia vijon kërkimet për autorin e dyshuar, Armand Shakaj, i njohur ndryshe me nofkën “Mand Dhelpra”, i cili vazhdon të jetë në arrati.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se po zhvillohen përpjekje dhe kontakte indirekte me familjarët e Shakajt me qëllim dorëzimin e tij pranë autoriteteve. Sipas të njëjtave burime, këto negociata kanë nisur përpara gjetjes së trupit të viktimës dhe janë intensifikuar pas zbulimit të ngjarjes së rëndë.

Megjithatë, familjarët e 41-vjeçarit kanë deklaruar se nuk kanë pasur kontakte me të dhe nuk dinë vendndodhjen e tij.

Plumbi pas koke dhe arma ende e pagjetur

Ekspertiza paraprake mjeko-ligjore ka konstatuar një plagë të shkaktuar nga armë zjarri në pjesën e pasme të kokës së viktimës, element që ka forcuar dyshimet e hetuesve se Koçi është ekzekutuar me armë zjarri.

Pavarësisht kontrolleve të shumta, arma që dyshohet të jetë përdorur në krim nuk është gjetur ende nga policia.

Ndërkohë, hetuesit kanë dokumentuar lëvizjet e të dyshuarit para dhe pas ngjarjes. Sipas të dhënave të grumbulluara, Shakaj dyshohet se ka ndryshuar të paktën shtatë numra telefoni gjatë kësaj periudhe, në një përpjekje për të shmangur gjurmimin nga autoritetet.

See also  “Mjaft me pamje të rënda”, Tabaku pas tragjedisë në Durrës: Dhimbja nuk është spektakëlAnaliza e të dhënave telefonike ka treguar se sinjalet e aparateve janë regjistruar në zona të ndryshme të Tiranës, çka ka ngritur dyshimet se ai mund të jetë fshehur në periferi ose në zona të izoluara të kryeqytetit.

Përcillet për në banesën e fundit 34-vjeçari

Mesditën e së enjtes, familjarë, të afërm dhe miq i dhanë lamtumirën e fundit 34-vjeçarit Eglant Koçi. Ceremonia mortore u zhvillua në varrezat e Shëngjergjit, ndërsa familja ka hapur dyert e mortit për pritjen e ngushëllimeve gjatë ditëve në vijim.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të fortë te familjarët dhe në opinionin publik, për shkak të mënyrës së rëndë të ekzekutimit dhe marrëdhënies së afërt që viktima dyshohet se kishte me autorin.

Nga zhdukja misterioze te zbulimi i trupit

Sipas hetimeve, Eglant Koçi u pa për herë të fundit më 4 qershor në zonën e sheshit “Wilson” në Tiranë, ku lëvizte me motomjet. Kamerat e sigurisë e kanë filmuar edhe pranë një servisi automjetesh pak orë përpara se të humbiste kontaktet me familjen.

Një ditë më pas, familjarët denoncuan zhdukjen e tij në polici, duke nisur një operacion kërkimi që zgjati disa javë.

Gjatë hetimeve u gjet motomjeti i viktimës në zonën e “5 Majit”, ndërsa më pas u identifikua edhe ambienti ku dyshohet se ai është mbajtur pas rrëmbimit.

See also  Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sotSipas grupit hetimor, nga ky ambient është parë të largohet vetëm Armand Shakaj. Hetuesit dyshojnë se pas vrasjes ai ka futur trupin e pajetë në një çantë të zezë dhe më pas e ka transportuar drejt zonës së Cërrujës, ku u gjet i fshehur në një terren të thepisur.

Hetimet fokusohen edhe te bashkëpunëtorët e mundshëm

Ndërsa operacioni për kapjen e Armand Shakajt vijon, grupi hetimor po verifikon edhe mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në rrëmbimin, transportimin dhe fshehjen e trupit të viktimës.

Policia dhe Prokuroria po analizojnë prova materiale, komunikime telefonike dhe pamje filmike për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të identifikuar çdo person që mund të ketë ndihmuar autorin e dyshuar para ose pas krimit.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet mbeten në kërkim të 41-vjeçarit, i cili konsiderohet personi kryesor i dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Eglant Koçit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Të Ngjashme