
2
Sot në fshatin Llugë të Podujevës është përuruar shtatorja e heroit të kombit, Afrim Zhitia, një nga figurat më të njohura të rezistencës shqiptare gjatë viteve të 90-ta.
Ceremonia është nisur në ora 12:00 . Ceremonia është mbajtur nga një numri të madh qytetarësh, familjarëve të heroit dhe figurave të njohura të skenës politike në vend dhe rajon.
Në këtë ngjarje morën pjesë: Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, Lideri i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ish-udhëheqës i UÇK-së në atë pjesë.
Të pranishmit vlerësuan lart kontributin e Afrim Zhitisë për lirinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si një prej figurave më të guximshme të kohës së okupimit serb.
Zbulimi i shtatores u bë mes duartrokitjeve dhe nderimeve, ndërsa familjarët falënderuan të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij projekti përkujtimor.