Lajme

SPAK e mori të pandehur, Ilir Beqaj jep dorëheqjen nga SASPAC

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit për Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur edhe si State Agency for Strategic Programming and Aid Coordination (SASPAC).

Ilir Beqaj e mori këtë post në 26 tetor të këtij viti, duke zëvendësuar numrin 2 të ministrisë së Brendshme, Romina Kukon e cila ishte pjesë e përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Beqaj dha dorëheqjen nga posti, pasi u informua nga për masën e re të detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit të udhëtimit jashtë vendit, pasi është person nën hetim nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme mori të pandehur sot ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe kërkoi në gjykatë caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. Togat e zeza kanë pranuar dhe mësohet se ndaj Beqaj është vendosur “Detyrim paraqitje”.

LEXO EDHE: SPAK merr të pandehur ish-ministrin Ilir Beqaj dhe i bllokon pasaportën

Pavarësisht se kjo masë sigurimi konsiderohet e lehtë, ish-ministri është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit. Po ashtu, Prokuroria e Posaçme ka vendosur dhe një masë tjetër sigurie për ish-numrin dy të Shëndetësisë shqiptare, duke i bllokuar pasaportën. Për rrjedhojë, Ilir Beqaj nuk mund të dalë nga Shqipëria, shkruan neësbomb.al.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj rezulton se është lënë jashtë hetimeve për koncesionin e sterilizimit, nga Prokuroria e Posaçme, ndaj kur aktet e dosjes kanë mbërritur në gjykatë është kërkuar nisja e një hetimi pasuror dhe thellimi i hetimeve për disa vepra të tjera penale.

Në muajin shtator, Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK që të kryejë hetime të thelluara pasi ka indicje për disa vepra penale, në ngarkim të ish-ministrit.

“Gjykata çmon se, ka indicje të mjaftueshme që Prokuroria e Posaçme të kryejë veprime hetimet edhe për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsion pasivi funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, thuhet në dokumentin e GJKKO.
Togat e zeza bëjnë me dije se në fashikullin hetimor këto episode nuk janë të evidentuara, ndaj kërkohet të kryhen hetime të thelluara për të provuar nëse biznesmeni Ilir Rrapaj dhe shtetasi tjetër italian kanë marrë përfitime të parregullta që rrjedhin nga korrupsioni, nga ministri Ilir Beqaj.

“Për këtë nevojitet hetim pasuror”, thotë dokumenti, duke marrë një rast konkret të udhëtimit të ministrit të Shëndetësisë me Admir Dacën, administrator i kompanisë “SaniService” që ka fituar tenderin e sterilizimit të seteve kirurgjikale.
Gjithashtu, Gjykata e Posaçme çmoi dy muaj më parë se Prokuroria e Posaçme orientohej të ushtronte ndjekjen penale ndaj ministrave Ilir Beqaj dhe Shkëlqim Cani, për kohën kur është zhvilluar procedura e koncesionit, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.