Lajme

SPAK kërkoi përjashtimin e Ilirjana Olldashit nga çështja e Malltezit, GJKKO e rrëzon

GjKKO ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për përjashtimin e gjyqtares, Ilirjana Olldashit, nga ankimimi i Jamarbër Malltezit për shfuqizimin e vendimit për sekuestron e 25 pasurive të tij.

Gjyqtarja Miliana Muca ishte ajo që vendosi rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

“ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11 akti, datë 23.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën me objekt “përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt ankim kundër vendimit penal nr. 410 akti, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për vendosjen e masës së sigurimit pasuror (sekuestro preventive), me ankues personi nën hetim J.M dhe shtetasen A.M”, dhe vendosi: Të shpallë të papranueshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: “përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt ankim kundër vendimit penal nr. 410 akti, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për vendosjen e masës së sigurimit pasuror (sekuestro preventive), me ankues personi nën hetim J.M dhe shtetasen A.M”, njofton GJKKO.

SPAK kërkoi përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi për çështjen e Berishës dhe Malltezit pasi ka konflikt interesi. Kërkesa për përjashtimin e saj erdhi pasi gjyqtarja ishte në konflikt interesi pasi ka blerë banesë në kullat e ndërtuara te ish-Kompleksi i Partizani.

Më 21 nëntor 2023 Olldashi liroi nga qelia e paraburgimit dhëndrin e ish kryeministrit, Sali Berisha, Jamarbër Malltezin, duke e lënë ” arrest shtpie”, pasi akuzohet për privatizimin e  ish kompleksit ‘Partizani’.