Lajme

SPAK lëshon 15 urdhër-arreste, “I pret kokën” drejtorit të Veliajt

Prokuroria e Posaçme ka firmosur 15 urdhër arreste, për personat të implikuar në aferën e inceneratorit të Tiranës.

Raportohet se deri tani policia ka ekzekurtuar 4 nga urdhër-arrest e lëshuara, ndërsa 11 të tjerë pritet të arrestohen pasi janë shpallur në kërkim nga policia e shtetit.

Mes të arrestuarve mësohet se është edhe drejtori i Erion Veliajt, Taulant Tushe. Tushe mban detyrën si drejtor i Infrastrukturës në bashkinë Tiranës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lëshuar urdhër-arreste për dy Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar edhe për aferat në dy inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit. Mësohet se urdhër arreste janë lëshuar dhe për Lefter Kokën e Alqi Bllakon.

Sërish rëndojnë akuza ndaj Alqi Bllakos, ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, të dënuar për korrupsionin në inceneratorin e Fierit.

Spak ka sekuestruar Inceneratorin e Tiranës prej muajit korrik të këtij viti.  Sipas njoftimit të SPAK sekuestro u vendos pasi gjatë hetimit ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.

Avokatët e kompanisë koncesionare kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ku dhe kanë kërkuar heqjen e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”  për presion juridik  “Integrated Energy BV S.P.V” sh.p.k së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të tij.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo