Lajme

SPAK sekuestron kompaninë “Check Taxi”, me 25 makina! Dyshime dhe Emrat

Kompania “Check Taxi” me adresë te Rruga e Dibrës në Tiranë, është sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme. Ajo rezulton se është në pronësi 100% të shtetasit Franc Canaj, i dyshuar si i përfshirë në rrjetet e narkotrafikut me vëllezërit Hajdar dhe dhe Franc Çopja.

Gjithashtu, me urdhër të SPAK, janë sekuestruar edhe 25 automjete elektrike në pronësi të kësaj kompanie, e cila ushtronte aktivitetin taksi në Tiranë dhe disa qytete të vendit, si dhe udhëtime nga Tirana në Kosovë apo Malin e Zi.

“Në emër të shtetasit Franc Canaj: Kuota 100% të shoqërisë tregtare ‘Check Company Sh.p.k, në rrugën e Dibrës, Tiranë. Gjithsej janë 24 automjete Volksëagen (modeli Ioniq5 dhe ID3, ID4) dhe 1 Toyota (modeli bZ3) në pronësi të kësaj kompanie”, thuhet në njoftim.

Sipas SPAK, në kuadër të procedimit penal nr. 187 të vitit 2023, është zhvilluar paralelisht edhe hetimi pasuror. Ky hetim ka identifikuar pasuri që përbëjnë produkte të veprimtarisë kriminale në emër të subjekteve në hetim dhe familjarëve të tyre.

Prokuroria e Posaçme thotë se Albin Çela është duke u hetuar në lidhje organizatën kriminale të vëllezërve Çopja, ndërsa Franc Canaj si pronar i “Check Taxi” është lidhje e tërthortë e vëllezërve Albin dhe Ervis Çela.

Të Ngjashme