Lajme

SPAK urdhër-arrest për Ervin Matën, i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut

Një megaoperacion nga SPAK është zhvilluar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku janë lëshuar 11 urdhër-arreste.

Mes emrave për urdhër-arrestet janë personazhe të njohur, ata të përfshirë në uniformat e policisë si  ish zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, shefi i rimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë Dedan Gjoni, por edhe Ervin Mata, i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut në 2018.

SPAK ka dhënë urdhër-arret për Matën dhe 10 persona të tjerë pasi akuzohet për “trafikim droge”, “pastrim parash” dhe “përkrahje të autorit në krim”.

Kush është Ervin Mata

Ervin Mata ka qenë i përfshirë në ngjarjen e shënuar më 4 tetor të 2018 në ish-Bllok, ku mbeti i  vrarë një nga shoqëruesit e Martinjat, Fabiol Gaxha.

Atë kohë sherri nisi mes mes komandos Merviol Bilo dhe Eljon Hatos të cilët janë zënë për rreth 30 sekonda me grushta, ndërsa pak më tutje po ziheshin Ervis Martinaj dhe Ervin Mata.

Në një moment viktima Fabjol Gaxha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar duke bërë që komando Merviol Bilo t’i përgjigjet po ashtu me armë duke qëlluar fillimisht Eljon Haton dhe më pas mbi personat e tjerë, ku Gaxha mbeti i vetmi i vdekur.

Pas përplasjes me armë Mervjol Bilo dhe Ervin Mata ishin të kërkuar nga drejtësia. Mata u vetëdorëzua pak ditë më pas, duke mohuar të ishte ai autori i vrasjes dhe se atë e kishin sulmuar.