Lajme

SPAK urdhër-arrest për grup kriminal, si Mata u la i lirë për maskarën në ish-Bllok

Një operacion është zhvilluar mbrëmjen e sotme me urdhër të SPAK, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku janë lëshuar 11 urdhër-arreste.

Në pranga u vendosë zyrtarë të policisë, ndërsa janë dhënë urdhër-arreste për disa të tjera. Sakaq, irdhër arrest është dhënë dhe për Ervin Matën, i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut në 2018.

SPAK ka dhënë urdhër-arrest për Matën dhe 10 persona të tjerë pasi akuzohet për “trafikim droge”, “pastrim parash” dhe “përkrahje të autorit në krim”.

Ervin Mata ka qenë i përfshirë në ngjarjen e shënuar më 4 tetor të 2018 në ish-Bllok, ku mbeti i  vrarë një nga shoqëruesit e Martinjat, Fabiol Gaxha.

Atë kohë sherri nisi mes mes komandos Merviol Bilo dhe Eljon Hatos të cilët janë zënë për rreth 30 sekonda me grushta, ndërsa pak më tutje po ziheshin Ervis Martinaj dhe Ervin Mata.

Në një moment viktima Fabjol Gaxha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar duke bërë që komando Merviol Bilo t’i përgjigjet po ashtu me armë duke qëlluar fillimisht Eljon Haton dhe më pas mbi personat e tjerë, ku Gaxha mbeti i vetmi i vdekur.

Pas përplasjes me armë Mervjol Bilo dhe Ervin Mata ishin të kërkuar nga drejtësia. Mata u vetëdorëzua pak ditë më pas, duke mohuar të ishte ai autori i vrasjes dhe se atë e kishin sulmuar.

Vetëm dy ditë pasi u dorëzua në polici Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Atë kohë pasi mosdakordësi pasi Prokuroria kërkonte që Mata të lihej në burg.

Sakaq, kujtojmë që operacion është pjesë e “Matamorfozës” dhe se urdhër-arrestet janë dhënë pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar “SKY ECC”.