Shëndetësi

Spanja i pari shtet në Europë që i jep pushim grave gjatë ciklit menstrual

Ligji i Spanjës për shëndetin seksual dhe riprodhues, i cili përfshin të drejtën e grave për pushim mjekësor menstrual, ka hyrë në fuqi.

Projektligji u miratua nga parlamenti në shkurt. Ministrja e Barazisë, Irene Montero tha në atë kohë se ishte “një ditë historike për promovimin e të drejtave të grave”.

Që atëherë, disa amendamente janë miratuar për të lehtësuar aksesin ndaj abortit dhe ndryshimit të gjinisë.

Pushimi mjekësor menstrual nuk është një praktikë e zakonshme. Në Tajvan, gratë mund të qëndrojnë në shtëpi vetëm tre ditë në vit dhe më pas marrin 50 për qind të pagës së tyre.

Në Korenë e Jugut, punëdhënësit duhet t’u japin grave një ditë pushim në muaj nëse ato e kërkojnë, por ligji nuk ka të drejtë pagese.