Lajme

Spartak Ngjela: Burrat që vrasin gratë nuk kanë kafkë normale

Avokati Spartak Ngjela ka analizuar sot krimet që ndodhin brenda familjes në Shqipëri, veçanërisht vrasjet e grave nga burrat.

Ngjela është ndalur te dy rastet e fundit që tromnditën opinionin publik në Shqipëri e Kosovë, vrasjen e Liridona Ademajt 2 muaj më parë në Prishtinë dhe vetëvrasjen e Bedrie Lokës e cila i dha fund jetës në fillim të muajit, e shtyrë nga presioni dhe dhuna e bashkëshortit.

Në një intervistë për Top News, avokati Ngjela tha se shumica e vrasjeve të grave bëhën nga xhelozia. Sipas Ngjelës vrasësit nuk kanë kafka normale.

Avokati tha se Ngjela iu referua gjithashtu edhe një studiuesi i cili ka analizuar formën e kafakave të njerëzve nga spitali psikiatrik.

“Ne jemi një shoqëri që e ka pasur domosdoshmëri ngrohtësinë familjare. Por, çfarë ka ndodhur? Është prishur! Tendencat për një jetë më të pasur, i kanë larguar të rinjtë nga Shqipëria. Në këto momente, është cenuar dashuria prindërore. Ka braktisje, ky është një shkak i vetëvrasjes, sepse nuk ka motiv për të jetuar. Kemi shumë vetëvrasje grash, që i detyron bashkëshorti, i cili nuk i do më. Ai e shtyn në vetëvrasje, sepse atij mund t’i ketë shkuar në mend edhe vrasje. Te Liridona, ka një motiv të brendshëm se është e bukur. Bukuria e ka krijuar, se edhe atje xhelozi ka. Sipas meje, 90% është xhelozia. Xhelozia hakmarrëse e një personi me të meta psiqike. Edhe kjo duhet parë, sepse këta vrasës nuk kanë kafka normale. Lambrozo, që ka studiuar kafkat, nuk ka folur në ajër. I kishte marrë format e kafkës nga spitali psikiatrik. Ka shumë arsye për vrasjen e burrit ndaj gruas, por unë i qëndroj xhelozisë”, tha avokati.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo