Spartak Ngjela: Pse Sali Berisha është ‘ministri” më efektiv i Edi Ramës dhe si po ushqejnë njëri-tjetrin për të mbajtur Shqipërinë peng të një shteti njëpartiak, ja të pathënat nga aleanca e fshehtë e dy të ‘vdekurve’ politike
Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka reaguar në rrjetet sociale përmes një analize të fortë, ku ka zbërthyer prapaskenat e rënda që po mbajnë peng skenën politike në Shqipëri. Sipas tij, ftesa zyrtare që kryeministri Edi Rama ka marrë nga presidenti amerikan Donald Trump dëshmon qartë peshën e tij aktuale ndërkombëtare. Në të kundërt, Ngjela thekson se Partia Demokratike sot drejtohet nga një person i shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo situatë, sipas avokatit, tregon se Sali Berisha po lodhet kot, pasi ai nuk ka më asnjë të ardhme politike në vend. Për më tepër, analiza nënvizon se kokëfortësia e Berishës po e dëmton rëndë opozitën dhe po i jep forcë absolute Partisë Socialiste.
Ndërkohë avokat Ngjela hedh dritë mbi një skenar makiavelik, ku kryeministri Rama fshehtas po e ndihmon z. Berisha që të qëndrojë në krye të PD-së. Ky qëndrim sipas tij, është një favor i madh për kryeministrin, i cili në monologun e tij të brendshëm ndjehet plotësisht i sigurt për çdo proces zgjedhor. Përmes kësaj simbioze okulte, Shqipëria po rrëshqet indirekt drejt një shteti njëpartiak, ku pushteti mbetet i koncentruar vetëm në një dorë. Në këtë gjendje ku ndodhet, Partia Demokratike është e refuzuar totalisht nga opinioni publik vendas, por edhe nga Bashkimi Evropian dhe Amerika. Prandaj, me këtë lloj lidershipi, opozita e ka të pamundur të jetë një konkurrente reale për të ardhur në pushtet. Ky realitet i hidhur dëshmon se, për sa kohë zgjat ky teatër, Edi Rama mund të thotë çdo ditë me vete: “Rroftë Sali Berisha!”.
See also Kush është portugezi që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në Lezhë: Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesëPostimi i plotë i avokat Spartak Ngjelës
“Edi Rama e ka bërë të ditur se ka marrë një ftesë zyrtare nga presidenti amerikan Donald Trump, për të udhëtuar drejt Uashingtonit. Kurse Partia Demokratike drejtohet nga një person, i cili është shpallur ‘non-grata’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. A e kuptoni se çfarë po ndodh sot në Shqipëri?! Po Saliu? Saliu po e dëmton Partine Demokratike, dhe indirekt po i jep forcë politike Partisë Socialiste. Atëherë? Por… Na duhet theksojmë që Saliu po lodhet kot, sepse nuk ka të ardhme politike në Shqipëri. Atëherë? Asgjë, sepse të gjithë këtë e ka në favor Partia Socialiste. Po Partia Demokratike? Partisë demokratike nuk ia ka fajin askush, kurse tani është e provuar që Rama, fshehtas, po e ndihmon Saliun që ky të vijojë të jetë kryetar i Partisë Demokratike.
Dhe sigurisht që kjo është politikë, sepse Rama kështu e siguron postin e tij si kryeministër të Shqipërisë. Atëherë? Asgjë tjetër veç kësaj: qëndresa e Saliut si kryetar i Partisë Demokratike është një favor i madh për Ramën. Dhe shenjat janë se, ecja e politikës aktualë është kjo që Rama thotë vazhdimisht me monolog të brendshëm; Sa të jetë Saliu si kryetar i Partisë Demokratike, unë jam i sigurt si kryeministër, në çdo proces zgjedhor që do të vijë në Shqipëri. Atëherë mund të themi se, në këtë gjendje, Shqipëria indirekt është një shtet me një parti.
See also Miri ka kërcënuar Ilir Vrenozin? Dy ish-banorët e BBV 5 tregojnë si qëndron e vërtetaDhe këtu vjen e mbyllet çdo diskutim, sipas gjykimit: Shqipëria është një shtet vetëm me një parti, dhe kuptohet që Rama përditë thotë: Rroftë Sali Berisha. Po Partia Demokratike? Asgjë, sepse kështu siç është, Partia Demokratike nuk pranohet nga opinioni publik – as në Shqipëri, as në Bashkimin Evropian, dhe as në Amerikë. Domethënë që: me kryetarin që ka, Partia Demokratike nuk mund të jetë dot konkurrente për pushtet me Partinë Socialiste? Po, sigurisht që ajo nuk mund të jetë një konkurrente për të ardhur në pushtet, në Shqipëri. Prandaj: Për të gjitha ato që theksuam, na duhet të konkludojmë se; Qenia e Saliut si kryetar i Partisë Demokratike, indirekt, sot, e ka kthyer Shqipërinë si një shtet njëpartiak – shtetin e Partisë Socialiste”, shkroi dje avokat i njohur Spartak Ngjela në rrjetet sociale.
