Lajme

​Specialja refuzon dëshminë e ekspertit të ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët për pengim të drejtësisë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në procesin gjyqësor kundër ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit kanë refuzuar dëshminë e dëshmitarit Koen Herlaar në cilësinë e ekspertit.

Ky ekspert ishte dëshmitarë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili dëshminë e tij e dha në mars.

Vendimi ka konstatuar se kjo dëshmi nuk mund të vlerësohej siç duhet për shkak të aspekteve të lidhura me metodologjinë dhe dëshminë e dëshmitarit.

“Gjykatësi refuzoi të pranonte dëshminë si ekspert të dëshmitarit të ZPS-së Koen Herlaar, i cili dha dëshminë e tij në gjykatë në mars, dhe konstatoi se ajo nuk mund të vlerësohej siç duhet për shkak të aspekteve të lidhura me metodologjinë dhe dëshminë e dëshmitarit”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë, janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.

Prokuroria pretendon se posedon dëshmi, përfshirë audio-incizime nga Qendra e Paraburgimit në Hagë.

Edhe avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar këto pretendime, ku kanë thënë se provat e Prokurorisë nuk dëshmojnë kryerjen e veprave penale për çka akuzohen.

Hashim Thaçi dhe të tjerët akuzohen nën pretendimet se gjatë vizitave më 2023 në Hagë, të njëjtit i kanë dhënë udhëzime dhe informacione konfidenciale dëshmitarëve për gjyqin për krime lufte.

Ish-presidenti, Hashim Thaçi akuzohet edhe për krime të pretenduara të luftës, bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Të Ngjashme