
Disa nga banorët e Big Brother Vip pasditen e sotme kanë folur për jetën seksuale sa aktive e kanë pasur jashtë shtëpisë dhe a do ju krijojë probleme atyre që kanë qenë aktivë duke qëndruar gjatë të izoluar në shtapi.
Biseda ka nisur fillimisht mes Roza Latit dhe Ilnisës ku kjo e fundit e përqafuar me Meritonin i thotë Rozës dhe banorëve aty pranë se ky i fundit është bebi i saj dhe nuk i flet njeri tjetër sot.
Ilnisa: Nuk i flet njeri bebit sot, Bebi është vetëm i imi në këtë shtëpi
Roza: Kush është bebi?
Ilnisa: Ja (Meritoni)
Roza: Të vdes, ai është më “Macho” nga të gjithë
Roza pasi e komplimenton vazhdon duke e pyetur nëse u emocionua nga biseda dhe lepiu buzët.
Roza: Meriton, më fal po pse i lëpive buzët? I lëpive buzët se të janë tharë apo u emocionove nga komplimentat që tu dhanë
Meritoni: Komplimentet e tua janë më të bukurat që mi jep
Biseda vazhdon duke folur për jetën seksuale të banorëve jashtë shtëpisë.
Roza: Si do ja bëjnë ata që kanë jetë aktive seksuale.. Spo flas për të tjerë që se kanë dhe s’është problem se është mësuar trupi, si unë prsh
Ilnisa: Ti si e ke jetën jashtë?
Roza: Po kam pak kohë që jam ndarë, kshuqë nuk e kam problem dhe nuk afrohem dot kollaj se më ndjek fjala e mamit “Kujdes me kë rri se të njofin”
© Credits instagram.com/bigbrotheralb_vip/
View this post on Instagram
Ilnisa e pyet Rozën drejtpërdrejtë nëse do i jepej mundësia për të kryer marrëdhënie seksuale në shtëpi, kë do kishte zgjedhur.
Përgjigja e Rozës ka surprizuar këtë të fundit sepse edhe pse në momentet e bisedës, Meritoni ishte në krahët e Ilnisës, Roza ka thënë pikerisht emrin e tij.
Ilnisa: Nëse do të ishte mundësia, kë do të zgjidhje?
Roza: Këtu brenda në shtëpi, Meritonin. Është djali më “Hot”, të kenaqen sytë me e pa!
Meritoni: Ta ha zemrën!
Roza: A nuk është Ilnisa?
Ilnisa: Unë e shoh si beb
Roza: Është bebi më seksi
© Credits instagram.com/bigbrotheralb_vip/
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb