Lajme

Spiropali dhe Soreca presin von der Leyen në aeroportin “Nënë Terea”

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ambasadori Luigi Soreca kanë pritur  në aeroportin “Nënë Terëza”, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Spiropali, e shoqëruar nga Soreca ka shprehur kënaqësinë e veçantë për të pritur në Tiranë kreun e KE, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Deputetja e parlamentit shprehet se ky samit është një tjetër event i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë, i cili zhvillohet për herë të parë jashtë kufjve të BE.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ishte e para lidere evropiane që mbërriti sot në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Bëhet me dije se presidenti Bajram Begaj do të presë von der Leyen sot rreth orës 15:30 dhe do takimin do ta zhvillojnë në ambjentet e Presidencës. Pas takimit me kreun e shtetit, presidentja e KE do të zhvillojë një konferencë për mediet sëbashku me kryeministrin Edi Rama në orën 17:30.

Kujtojmë që nesër, ditë e hënë, do të zhvillohet në kryeqytet samiti i Procesit të Berlinit në të cilin do të marrin pjesë gjithë liderët e vendeve ballkanike, të shtetev anëtare në BE si dhe përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian.