Lajme

Spitalet në Gaza po trajtojnë vetëm rastet e veçanta, SHBA bisedon me Izraelin dhe Egjiptin shpëtimin e civilëve në Palestinë

SHBA po punon me Izraelin dhe Egjiptin për të kaluar disa civilë nga Gaza.

Zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se administrata e Biden po zhvillon diskutime për të ndihmuar civilët në Gaza që të largohen të sigurt nga zona e luftës.

Më herët, qeveria egjiptiane zhvilloi diskutime diplomatike me Izraelin, Hamasin, SHBA dhe Kombet e Bashkuara për të arritur një armëpushim humanitar, në mënyrë që të ndihmohen civilët në Gaza.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka thënë se spitalet kanë kufizuar punën, duke u munduar të shpëtojnë vetëm personat që janë në gjendje të rëndë për jetën.

Më tej, imazhe satelitore të përcjella nga BBC tregojnë Rimalin, i cili është një nga zonat më të goditura që ndodhet në Gazën veriore dhe është një lagje tepër e populluar.

Rimal, Gaza - Pamje para dhe pas sulmit me raketa
Rimal, Gaza – Pamje para dhe pas sulmit me raketa

Siç tregojnë këto imazhe satelitore, shumë ndërtesa në zonë u shkatërruan midis 9 dhe 10 tetorit. Të dhëna vizuale në imazhe të tilla si ndërtesat e mbetura dhe modelet e rrugëve – janë përputhur me imazhet më të vjetra satelitore për të konfirmuar vendndodhjen.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se zona të caktuara ishin në shënjestër sepse ato u përdorën “nga operativët në forcën antitank të organizatës terroriste”.