Ish-ministri Fatmir Mediu dhe kryetari i Nisma Thurje, Endrit Shabani kanë patur një debat teksa diskutonin tragjedinë e 15 viteve më parë në Gërdec.
Gjatë diskutimit në “Open”, Shabani e ka “nxehur” disi debatin duke thënë se “standarti ishte që fëmijët vdiqën aty”, e ndërkohë Mediu iu ka përgjigjur duke i thënë që të mos bëjë rolin e prokurorit.
Pjesë nga debati:
Mediu: Ndodhi një ngjarje e madhe kur isha në detyre.
Shabani: Për aty që depërtohen armë nuk ishin në vëzhgimin tuaj?
Mediu: Patjetër që ishte.
Shabani: Administrata në atë kohë nuk kishte asnjë mundësi për të vëzhguar denoncimet. Astrit Jaupi ishte komandat i policisë ushtarake që është ankuar tek ju…
Mediu: Kjo është gënjeshtër!
Shabani: Nuk keni ju përgjegjësi për kontroll?
Mediu: Për çfarë ishte roje e repartit ushtarak?
Shabani: Po për çfarë ju paguanim ju?
Mediu: Shtabi i përgjithshëm merret me operacionin ushtarak, ka mbi 400 mijë reparte ushtarake.
Shabani: Standardi ishte që fëmijët vdiqën aty
Mediu: Do më dëgjosh apo jo? Mos bëj rolin e prokurorit. Problemi ka ndodhur te kontrata e dytë shpërthimi ka ndodhur se një karrocë u saldua. Ministri saldoi karrocën?