Lajme

Stefi Prifti bëhet gjysh për herë të parë, ndan foton e ëmbël: Mrekulli që dikush do më thërrasë NONO!

Stefi Prifti është bërë gjysh për herë të parë. Lajmin e  ëmbël e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një fotoje  që ka publikuar në rrjetet sociale, ku tregon momentin kur ka takuar bebin që sapo ka ardhur në jetë.

Ai thotë se kjo është ndjesia më e bukur që ka përjetuar në jetë, pra atë të qënurit gjysh ose ndryshe siç e thotë këngëtari “nono”.

“Njeriu ne jete provon ndijesi dhe emocione nga me te ndryshmet dhe te shumellojshme.
Nder gezimet me te rendesishme te jetes time kane qene disa… Fitorja e konkursit per ne Institutin e Larte te Arteve… Dashuria.. Martesa… Muzika dhe Sukseset artistike…

Ardhja ne jete e dy vajzave te mia etj. Por, c’na qenka kjo ndijesia e tu berit gjyshi…  Me kishin treguar, por kjo eshte e para here qe e provoj  Nje mrekulli Dikush me thote NONO… Nje status i bukur per mua

Welcome bukuroshi i gjyshit, Zayan Mire se erdhe dhe i bekuar te jesh

Shendet dhe mbaresi edhe per mamin dhe babin, qe te sollen ne jete”, ka shkruar Stefi në foton që ka shpërndarë në Instagram.