ShowBizzz

Stenaldo Mhilli drejt hyrjes në politikë pas eksperiencës në BBVA

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Stenaldo Mëhilli, ka lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen të angazhohet në politikë.

Gjatë një interviste në emisionin “Pushime On Top”, këngëtari u pyet nga moderatorja Lei Kraja nëse e sheh veten pjesë të kësaj fushe, duke kujtuar interesin që kishte shfaqur edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV.

Stenaldo u shpreh se Shqipëria ka nevojë për liderë që nuk e shohin pushtetin si privilegj, por si një përgjegjësi ndaj qytetarëve. Sipas tij, politika duhet të jetë një mision për t’i shërbyer vendit dhe jo një mënyrë për të vendosur interesat personale në plan të parë.

“Unë mendoj që ne kemi nevojë për lidera që nuk u shkon pushteti. Politika nuk është e bukur, është përgjegjësi. Dëshiroj të jap nga vetja dhe besoj se përfaqësimi i shqiptarëve do të ishte një mënyrë për ta bërë këtë”, u shpreh ai.

Më tej, ish-banori i BBV theksoi se vendit i duhen njerëz cilësorë, të cilët kuptojnë se në pozicione të rëndësishme prioritet duhet të jenë qytetarët dhe jo interesat personale.

Në fund të intervistës, Stenaldo pranoi se nuk e përjashton një angazhim në politikë në të ardhmen, duke lënë të kuptohet se e konsideron seriozisht një hap të tillë.

Të Ngjashme