Nga Jasmine Hyman/
Edhe pse më dhemb ta pranoj, zyrtarisht kemi hyrë në gjysmën e dytë të verës. Javën e kaluar pashë dikë që po vendoste dekorimet e vjeshtës dhe më përshkoi një mornicë e vërtetë. Edhe pse dordolecët në gusht mund të jenë paksa të tepruar, sapo kupton se ditët e ngrohta po numërohen, të kap një lloj paniku, sidomos kur bëhet fjalë për rutinën e bukurisë së verës.Me ardhjen e shtatorit, zakonisht rikthehemi te manikyrët neutralë dhe ngjyrat më të errëta. Prandaj, ditët e fundit të verës janë koha ideale për të provuar ngjyra të ndezura dhe lozonjare, përpara se të duken jashtë stinës. Nëse po kërkoni frymëzim për takimet e fundit të gushtit te manikyristja, pyeta tri artiste të thonjve për tendencat e tyre të preferuara të manikyrit për fundin e verës.Më poshtë gjeni ngjyrat më të bukura për t’i provuar nga fundi i gushtit deri në shtator.
Gjithçka me efekt xheli

“Për të qenë e sinqertë, çdo ngjyrë me efekt xheli është e preferuara ime për thonjtë në fund të verës”, më thotë artisti i manikyrit të të famshmëve, John Avery. “Efekti xhel është mënyra më e mirë për të përdorur një ngjyrë të ndezur. Edhe një nuancë shumë e fortë duket më elegante, sepse ka intensitet, por nuk të jep pamjen e një manikyri për fëmijë. ”Eunice Park, drejtoreshë e markës AprésNail, shton se “të gjithëve u pëlqen pamja e lagësht dhe e lëngshme, ndaj kohët e fundit kemi përdorur shumë ngjyra me efekt xheli”.
E bruztë me shkëlqim

“Ngjyra e verës ka qenë padyshim ajo nuanca blu dhe e bruztë e stilit Tiffany”, thotë Park. “Ka qëndruar në modë për muaj me radhë dhe e kam parë këtë tendencë të vazhdojë edhe gjatë gushtit.”Edhe unë kam një manikyr të bruztë teksa shkruaj këto rreshta dhe është një ngjyrë kaq e këndshme dhe plot gjallëri. Për më tepër, gjatë javës së fundit kam marrë pafund komplimente për thonjtë.
E kuqe Coca-Cola


Në kulmin e verës, gjithçka ishte rreth nuancave të së kuqes së domates, si manikyri dhe pedikeri viral i Kylie Jenner. Tani, ndërsa kalojmë drejt periudhës së tranzicionit mes verës dhe vjeshtës, provoni një të kuqe Coca-Cola. “Kjo është një ngjyrë që nuk del kurrë nga moda, pavarësisht stinës”, shpjegon Avery. “Është fustani i zi i ngjyrave të thonjve, me shkëlqim, klasike dhe elegante.”
Qumësht kokosi

Anne Hathaway u fotografua fundjavën e kaluar me thonj në ngjyrën e qumështit të kokosit, me efekt xheli, dhe ky manikyr u bë menjëherë trend. Artisti i saj i thonjve, Tom Bachik, i tha revistës Cosmo se përfundimi gjysmë-transparent është “i freskët, i pastër dhe interesant për verën”.Nuanca e saktë që ai përdori te aktorja është “Arctic Jelly” nga Essie.
Qelibar i ngrohtë

“Gjatë kësaj vere kanë filluar të shfaqen ngjyra shumë më të pasura”, thotë Park.“Për klientet që preferojnë thonj me ngjyra neutrale, po i drejtoj drejt nuancave më të ngrohta, si qelibari i ngrohtë dhe karamelja”, shpjegon Avery. “Në vend të një ngjyre të plotë dhe opake, më pëlqen shumë kjo nuancë kur aplikohet në një shtresë të tejdukshme, me efekt xheli.” /Cosmopolitan – Syri.net
