Lajme

Stoltenberg mesazh Kosovës dhe Serbisë: Përmbahuni nga veprimet që shkakojnë tensione

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka folur dhe për procesin e dialogur Kosovë-Serbi.

Ai është shprehur se të dyja palët duhet të përbahem nga gjuha që mund të shkaktojë edhe më shumë tensione mes vendeve, teksa inkuroajon Kosovën e Serbinë që të angazhohen në procesin e negociatave.

“Kemi parë rritje të tensioneve në Kosovë dhe pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor muajt e fundit. Mesazhi im është që të gjitha palët duhet të përmbahen nga gjuha inflamatore dhe nga veprimet që mund të eskalojnë tensionet në rajon. Kur vjen puna për Kosovën, rruga përpara është dialogu i lehtësuar nga BE-ja, dhe inkurajoj Prishtinën dhe Beogradin që të angazhohen në mirëbesim në dialog.

Si rezultat i sulmeve që kemi parë në Kosovë vitin e fundit, NATO ka rritur prezencën. NATO është aty për të siguruar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë komunitetet dhe kemi shtuar qindra trupa që të sigurohemi që të përmbushim mandatin e marrë nga Kombet e Bashkuara”, tha Stoltenberg ndër të tjera.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo