Lajme

Stoltenberg nesër në Kosovë, Kurti: Tregon angazhimin e NATO-së për sigurinë tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se vizita e Jens Stoltenberg në Kosovë dëshmon se angazhimi i NATO’s është i vendosur për sigurinë e Kosovës.

Vizita e Stoltenberg vjen pas tensioneve në Veri të Kosovës, e cila shpërtheu pas sulmit të  24 shtator.

Me anë të një postimi në platformën X, Kurti thekson se Bashkimi Evropian tashmë zyrtarisht po ekspozon synimin e Rusisë për të provokuar konflikt në Ballkanin Perëndimor.

“Vizita e ardhshme e Jens Stoltenberg në Kosovë dëshmon se angazhimi i NATO’s është i vendosur për sigurinë tonë. Me BE që ekspozon zyrtarisht synimin e Rusisë për të provokuar një konflikt të ri në BB6, rruga më e sigurt drejt paqes së qëndrueshme është dhënia e BE statusit të kandidatit në BE dhe integrimi në NATO”, shkuan Kurti.