ShowBizzz

Stresi habit me postimin nga arratia: “Kam vdekur disa herë…”

Reperi i njohur Arkimed Lushaj i njohur si Stresi edhe pse në arrati dhe në kërkim nga autoritet e Kosovës vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale.

Së fundmi ai ka bërë një postim në InstaStory me të cilën ka konfuzuar ndjekësit dhe jo vetëm.

Në përshkrimin e postimit, Stresi shkruan: “Kam vdekur disa herë, por do varrosem kur të plakem”.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur spekulime të shumta në mesin e fansave dhe ndjekësve të tij, të cilët pyesin veten nëse ky mesazh ka lidhje me ngjarjet e fundit që përfshijnë arrestimin e reperit Noizy, një tjetër figurë e njohur në skenën muzikore shqiptare.

Pavarësisht spekulimeve, vetëm Stresi e di saktësisht se çfarë ka dashur të shprehë me këtë mesazh. Megjithatë, postimi i tij ka arritur të mbajë vëmendjen e publikut dhe të ndezë diskutime të shumta në rrjetet sociale.



lokimagazine