Ka mbetur edhe pak kohë deri në finalen e Big Brother VIP Kosova 2.
Sonte (e hënë) pritet të ketë një spektakël të zjarrtë e me shumë surpriza.
I ftuar special në këtë mbrëmje është edhe fituesi i edicionit të parë, Arkimed Lushaj – Stresi.
Ai siç duket do të performojë disa nga hitet e tij të famshme që ka realizuar ndër vite.
Po ashtu, në këtë natë njëri nga banorët pritet që ta lë përfundimisht garën.
Finalja e madhe vlen të ceket se do të mbahet më 2 shkurt (e premte).
Konkurrentët garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.