Pas disa muajsh në arrati, Arkimed Lushaj, i cili më së shumti njihet me emrin e artit Stresi, është vetëdorëzuar në policinë e Pejës.
Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës pas sherrit të ndodhur në një lokal nate në këtë qytet, ku u dhunua personazhi i njohur në Tik Tok Medi Iseni.
Për ngjarjen u arrestua edhe këngëtari i njohur Noizy, si dhe Dj Crax, pjesë e grupit të Noizyt, të cilët tashmë janë lënë në gjendje të lirë.
“Rreth orës 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, u shpreh zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, për Klankosova.
bal