ShowBizzz

“Striptiste, lopa, k*rva, të paafta” – Ronela Hajati bën postimin e gjatë për këngëtaret shqiptare

Në ditën ndërkombëtare të gruas, këngëtarja Ronela Hajati ka vendosur të bëjë një urim ndryshe dedikuar kolegeve të saj.

Ajo iu thotë atyre se duhet të ndihen krenare me atë që kanë arritur deri sot dhe të mos ndikohen aspak nga komentet negative në rrjet.

Këto fjalë janë për të gjitha koleget e mia në showbiz, kryesisht këngëtaret

Askush nga ata komentuesit që na shkruajnë: skandaloze, striptiste, turp, ku*va, lopa etj., nuk do ta kuptojnë kurrë mundin, lodhjet, lotët e sakrificat e secilës prej nesh. Në momentin e parë që keni vite të jetuara në skena, bota juaj e brendshme është aq e bukur saqë asnjë nuk do të jetë gati kurrë ta kuptojë.

E sa me fat janë ata që na bëjnë t’i duam afër vetes.

Asnjë nga ju nuk është llasticë sepse ka parë ditë të tmerrshme gjatë këtij rrugëtimi. Jeni femra kaq të bukura, të zonja, të talentuara, guximtare.

Bravo për çdo betejë që keni fituar me veten tuaj ndaj të gjithëve. Bravo që vazhdoni të mos ndalon dhe pas çdo zhgënjimi, disfate apo “dështime” njerëzore. Bravo që sot keni një emër që ju hap shumë dyer.

Me aq raporte sa kemi me njëra tjetrën, sot më erdhi një dëshirë e brendshme t’jua shprehja këto fjalë nga zemra.” – ka shkruar Ronela ndërsa ka etiketuar disa nga artistet më të njohura si Dafina Zeqiri, Xhensila Myrtezaj, Kida, Fifi, Enca, Melinda Ademi, Rina Balaj, Anxhela Peristeri, Elvana Gjata, Era Istrefi dhe Tayna.



lokimagazine