Lajme

Studente te Ekonomiku, si vajza vrau babain se donte ta martonte me një emigrant

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë është zbardhur sot në Durrës, ku vajza vrau dhe varrosi babain në oborrin e shtëpisë.

Siç edhe vajza tha para uniformave blu, shkak i ngjarjes ka qenë se babai donte ta fejonte pa dëshirën e saj. Mësohet se Pëllumb Meta 50 vjeç donte të fejonte vajzën me një emigrant në Itali, por që ishte i njëjti fshat ku jetonin edhe ata, në Shënavlash të Durrësit.

Vajza, Hygerta Meta 19 vjeç ishte studente në viti e parë të Ekonomikut dhe nuk ishte aspak dakord që te fejohej pasi donte të vazhdonte shkollën.

Pas një debati vajza ka vrarë babain dhe trupin e tij e ka varrosur në oborrin e shtëpisë. Trupi i shtetasit Pëllumb Meta është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Foto nga vendi i ngjajres
Foto nga vendi i ngjajres

10 ditë më parë djali i viktimës, shtetasi si H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, qe ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij.

Duket se vajza gjakftohtë e kish menduar mirë sesi krimi të dukej si një zhdukje. Pasi jo vetëm vrau dhe varrosi trupin e babait në oborr, por mori makinën e tij dhe e çoi në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia, ku u gjet nga policia. Vajza e ka parkuar atje makinën për të lënë policinë të dyshojë se ai është zhdukur.

Lexo edhe: Horror në Durrës, donte ta fejonte me zor, vajza vret dhe varros në oborr babain

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Familjarët e kallëzuan të humbur 50-vjeçarin, Policia, pas 10 ditësh kërkime dhe hetime intensive, zbardh ngjarjen.

Falë veprimeve të shpejta profesionale, Policia gjen trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.

Më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.

Pas këtij kallëzimi, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe më datë 17.02.2024, bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit P. M., të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, vijoi hetimet dhe kërkimet, pasi dyshohej se 50-vjeçari ishte zhdukur.

Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes së shtetasit P. M. Nga provat e siguruara dyshohet se ky shtetas nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja H. M., 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Shtetasja H. M. ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i shtetasit P. M. është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo