Lajme

Studentët marshojnë në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales

Studentët anëtarë të Parlamentit Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë nisur marshin protestues ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Marshi i studentëve ka nisur nga Qendra e Studentëve në Prishtinë dhe do të vazhdojë drejt sheshit “Skënderbeu”.

“Studentët kanë thënë se përmes këtij aktiviteti duan të shprehin solidaritetin e tyre me ish-krerët e UÇK-së dhe të kërkojnë mbështetje deri në përfundimin e procesit gjyqësor”, thuhet në njoftimin e tyre.

Organizatorët kanë paralajmëruar edhe prezantimin e një memorandumi me gjashtë pika, ku përfshihen kërkesa për mbështetje financiare, politike e morale, si dhe monitorim ndërkombëtar të procesit gjyqësor.

Marshimi vjen pas pesë netësh protestash në Prishtinë kundër aktgjykimit. Në ditët e fundit protesta janë organizuar edhe nga kategoritë e dala nga lufta, ndërsa tubime në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së janë mbajtur edhe në diasporë./RTK/

Të Ngjashme