Studentë të Kosovës kanë marshuar sot në mesditë nga Biblioteka Kombëtare drejt sheshit Skenderbeu duke protestuar kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katërshes së UÇK.
Ilir Cani, përfaqësues i studenteve bëri thirrje që protesta të jetë paqësore dhe të mos ketë revoltë të të rinjve.
Ai tha se kjo ngjarje u organizua në mbështetje të krerëve te UCK-së ndërsa u nxit nga siç shtoi, nga vendimi i padrejtë që është marrë ndaj tyre, një ditë më parë në Hagë.
Që nga Biblioteka Kombëtare e deri te sheshi Skenderbeu ata kanë brohoritur për UÇK-në, ndërsa kanë thirrur edhe emrat e katërshes Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Herë pas herë kanë kënduar edhe këngë me motive patriotike
Studentëve u është bashkuar në protestë edhe një grup i vogël i qytetarëve.
