Sipas një studimi të fundit, për të rritur më shumë shanset që të jetoni më gjatë, duket t’i bëni të paktën 7 mijë hapa në ditë, ose të merreni me sporte si tenisi, noti e vrapimi.
Shumë hulumtime tashmë sugjerojnë se njerëzit që merren me aktivitete sportive, jetojnë më gjatë sesa ata që nuk lëvizin shumë, shkruan Indianexpress.
Një studim Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve arriti në përfundimin se rreth 10 përqind e të gjitha vdekjeve në mesin e amerikanëve 40 deri në 70 vjeçar janë rezultat i shumë pak ushtrimeve fizike.
Ndryshe, studiuesit thonë se numërimi i hapave mund të funksionojë mirë për dikë që nuk ka kohë të mjaftueshme për stërvitje të gjata, ideja është që trupi të ketë sa më shumë lëvizje.