Horoskopi

Studimi i fundit: Burrat e papunë duan që edhe partnerja e tyre të jetë e papunë

“Të pasurit të një partnereje që gjithashtu nuk është e punësuar, i ngushëllon meshkujt, duke i bërë të ndihen më pak keq për papunësinë e tyre dhe më pak të turpëruar”, – thotë reporteri.

Sipas një studimi të ri, burrat e papunë në Mbretërinë e Bashkuar, do të preferonin që edhe partnerja e tyre të ishte e papunë.

Një studim, i cili analizoi të dhëna nga mbi 42,000 njerëz në nëntë vende, zbuloi se burrat në çiftet ku gruaja është e vetmja që e mban familjen, kanë mirëqenie më të ulët se mesatarja krahasuar me marrëdhëniet ku është burri ai që sjell të ardhura apo kur punojnë të dy.

Hulumtimi i kryer nga Universiteti i Bath-it, zbuloi se burrat s’e pranojnë dot që partnerja tyre të punësohet nëse ata janë të papunë, ndryshe nëse ndodh e kundërta.

Ky problem spikatej më shumë te meshkujt në Gjermani, por u pasua nga MB, Irlanda dhe Spanja, megjithatë çështja është e përhapur në të gjithë Evropën, madje edhe në kombe me të drejta gjinore të barabarta si Finlanda.

Kërkimet na tregojnë se një grua që mban familjen, “kërcënon maskulinitetin e burrave të papunë dhe rrit pasojat negative të mirëqenies së papunësisë së tyre”.

Studiuesit shpjeguan se burrat me bashkëshorte ose partnere, që mbajnë familjen, ka të ngjarë të durojnë “stigma dhe sanksione sociale” të tilla si “thashethemet, talljet dhe gjykimet” për moszbatimin e stereotipeve të maskulinitetit.

Ndërsa studimi vuri në dukje se burrat e papunë mund të jenë gjithashtu në rrezik të përfundojnë të izoluar dhe të vetmuar