Shkencë & Teknologji

Studimi i Microsoft: Inteligjenca Artificiale vret mendimin kritik

Hulumtimi më i ri nga Microsoft dhe Universiteti Mellon sugjeron që përdorimi i gjerë i Al në vendin e punës mund të gërryejë aftësitë njohëse.

Studimi anketoi 319 punonjës të njohurive në të ndryshme fusha, duke mbledhur 936 shembuj të botës reale të përdorimit të Al.

U zbulua se besimi më i lartë në detyrat e asistuara nga Al ishte i ndërlidhur me të menduarit kritik të reduktuar, ndërsa vetëbesimi ishte i lidhur me aftësi më të forta analitike.

Studimi paralajmëron se Al automatizon detyrat rutinë dhe e dobëson gjykimin e njerëzve me kalimin e kohës.

TS Poll - Loading poll ...

Punëtorët që nuk kishin besim në rezultatet e punës me Al kishin më shumë gjasa të angazhoheshin në të menduarin kritik dhe të verifikonin rezultatet.

Përdoruesit Al priren të prodhojnë më pak zgjidhje të ndryshme në krahasim me ata pa asistencë Al.

Në fund fare, hulumtimi nxjerr në pah një ndryshim ku profesionistët kryesisht mbikqyrin rezultatet e Al sesa angazhohen në mënyrë aktive në ekzekutimin e detyrave, duke ngritur shqetësime rreth mbështetjes afatgjatë dhe krijimit të varësisë për zgjidhjen e problemeve.