Urrejtja online, dehumanizimi, mizogjinia janë kthyer në struktura të qëndrueshme.
Gjithashtu kanë thyer barrierat e etikës duke marrë parametrat e normalitetit dhe duke u konsideruar të tilla.
Sipas një studimi të realizuar vetëm në një shoqëri evropiane, mbi 2 milionë përmbajtje online nga janari-nëntor 2025, rezulton se 56% e komenteve janë negative.
Të dhënat kanë qëndruar solide, pasi edhe në vitin 2024 ishin pothuajse të njëjtat shifra, çka tregon se urrejtja online nuk është fenomen kalimtar, por është bërë strukturë e plotë e komunikimit dixhital.
Leximi i fenomenit përkeqësohet edhe me disa pika të tjera.
Për herë të parë matet me qartësi që urrejtja në rrjet nuk shpëndahet në mënyrë spontane, por ndjek modele e skema me frekuencë që janë tregues së pranisë së rrjeteve të përhapjes solide, si centrale megafonike, në gjendje për ta shpërndarë në shkallë të sproporcionuar.
Një tjetër faktor shqetësues është dehumanizimi, që do të thotë se gjuha e urrejtjes mohon humanitetin e tjetrit, kategori për kategori me strategji të ndryshme.
Po ashtu një ndër statistikat me shqetësuese është ajo e urrejtjes kundër grave, për më tepër nga gratë.
Urrejtja, paragjykimi, gjyqet publike, komunikimi që përpiqet të anullojë individin dhe ekzistencën e tij, po përhapet jo vetëm në web, por edhe në komunikimin e përditshëm të shoqërisë, duke vënë në rrezik themelet kulturore, sociale, politike, të demokracisë, lirisë, të së drejtës, të jetës.
