Lajme

OVL-UÇK reagon ndaj Speciales: Nuk kemi besim në drejtësinë e Dhomave të Specializuara në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK ka deklaruar se nuk ka besim në drejtësinë e Speciales, duke pretenduar se mënyra e zhvillimit të procesit ka dëmtuar besimin në profesionalizmin dhe paanshmërinë e kësaj gjykate, përcjell Bota sot.

Sipas organizatës, asnjë aktgjykim i Dhomave të Specializuara nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike të Luftës Çlirimtare.

“OVL UÇK, nuk ka besim në ‘drejtësinë’ e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Mënyra si e kanë drejtuar dhe po vazhdojnë ta drejtojnë procesin kundër krerëve të UÇK-së, ka shkatërruar çdo fije besimi në profesionizmin dhe paanshmërinë e tyre. Andaj, asnjë aktgjykim i tyre nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike të Luftës Çlirimtare.

Le ta kuptojnë të gjithë, këto goditje nuk na dobësojnë, nuk na frikësojnë dhe nuk na zmbrapsin. Na bëjnë më të vendosur, më të bashkuar, më të fortë. UÇK-ja nuk ka vend në bankën e të akuzuarve të historisë.

Ajo qëndron në themelet e lirisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Të Ngjashme