Shqipe Dumani është artiste e fushës së bukurisë dhe estetikës, e talentuar , e sukseshme dhe e mrekullueshme në atë që bënë. Me origjinë nga Drini i Bardhë i Pejës, e lindur dhe e rritur në Baden AG të Zvicres, 31 vjeçarja sot është një nga shqiptaret e sukseshme në Diasporë.
Dikur punonte në sektorin e Burimeve Njerëzore në “Zara”, ndërkaq vitet e fundit është plotësisht pjesë e fushës së bukurisë dhe ka sallonin e saj të njohur “Beauty by Shqipe” që gjendet në Dietikon të Cyrihut.
Në këtë sallon ku femrat ndihen të mirëpritura gjithmonë, punon një staf i vogël, por profesional dhe klientet ndihen përherë si në shtëpinë e tyre.
Laseri i një teknologjie të re e inovative nga Gjermania, zbardhimi estetik i dhëmbëve, dëpilimi me waxing, janë vetem disa nga shërbimet që ofrohen, ndërkaq së shpejti në “Beauty by Shqipe” nisë edhe aplikimi i tremtaneve të fytyrës me produkte të një cilësie të lartë dhe të veçantë.
Shqipja, na tregon se shërbimi më i kërkuar aktualisht në sallon është heqja e qimeve në mënyrë të përhershme me laser, pasi ka edhe një çmim të konvenueshëm, që është vetëm 99 CHF për të gjithë trupin, e që është një mundësi e mirë edhe për vajzat e reja të cilat nuk kanë të ardhura të konsiderueshme.
Shipe Dumani nga “Beauty by Shqipe”, është nënë e lumtur e një vajze dhe së shpejti pritet ta sjell në jetë edhe një djalë. Tregon se koha e saj është plotësisht e ndarë për familje dhe punë. Ajo, thotë se në të ardhmen e afërt do të hapë edhe një studio më te madhe.
ks