Lajme

Stuhi të forta, reshje shiu dhe dëborë, si parashikohet moti sot

Si pasojë e ndryshimit të masave ajrore nga të ftohta polare në masa ajrore të ngrohta oqeanike, vendi ynë do të karakterizohet nga moti i ngrohtë, por i lagësht, njofton MeteoAlb.

Reshje të dendura shiu do të ketë në të gjithë ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat e thella malore priten reshje të konsiderueshme dëbore.

Priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet Dibër dhe Lezhë priten reshje intensive. Në pjesën tjetër të qarqeve reshjet priten mesatare intensive. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithe vendin.

Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë deri vonë në mbrëmje kur pritet dobësim i intensitetit të tyre.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 11 deri në 17 °C në vendet e ulëta 8 deri në 16 °C dhe në vendet malore: 2 – 9 °C.

.