Lajme

“Stuhi zjarri” në Kroaci, një i vdekur, 40 të plagosur dhe mijëra të evakuuar nga flakët (Video)

Një zjarr masiv pyjor ka përfshirë zonën bregdetare të Omishit në Kroaci, duke shkaktuar të paktën një viktimë, rreth 40 të plagosur dhe evakuimin e mijëra banorëve e turistëve. Flakët, të favorizuara nga erërat e forta, kanë shkrumbuar mijëra hektarë tokë dhe kanë dëmtuar dhjetëra banesa e biznese.

Trupi i një gruaje u gjet nga policia gjatë kontrolleve në zonën e përfshirë nga zjarri, ndërsa autoritetet kanë njoftuar edhe për zhdukjen e një shtetasi boshnjak 34-vjeçar.

Të paktën 40 persona janë dërguar në spitalin e Splitit për ndihmë mjekësore, ndërsa 14 prej tyre janë shtruar. Sipas autoriteteve shëndetësore, disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe një pjesë e tyre janë intubuar. Katër pacientë janë transferuar më vonë në spitale në Zagreb.

NEWS  La mandatin, ish-deputeti i PS kandidat për drejtues të Gardës së Republikës! Në garë dhe ish-funksionari i PL-sëZjarri shpërtheu gjatë natës dhe u përhap me shpejtësi në një zonë me pyje, banesa dhe struktura turistike. Shefi i zjarrfikësve kroatë, Slavko Tuçaković, e cilësoi situatën si “një nga zjarret më të këqija në historinë e Kroacisë”, ndërsa tha se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej rreth 10 mijë hektarësh.

Rreth 300 zjarrfikës me 93 automjete janë angazhuar për shuarjen e flakëve. Për ndërhyrje janë përdorur edhe avionë zjarrfikës, ndërsa ekipet janë përballur me vështirësi për shkak të erërave të forta dhe ndryshimit të shpeshtë të drejtimit të tyre.

NEWS  Ankimimi i Qeverisë për Ballukun, Gjykata Kushtetuese do të japë vendimin pas pak minutashMijëra persona janë evakuuar nga zonat e rrezikuara. Sipas Kryqit të Kuq Kroat, rreth 2,400 persona janë strehuar në qendra pritjeje në Omish, Split dhe Makarska.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç dhe presidenti Zoran Milanoviç kanë vizituar zonat e prekura nga zjarri.

Kroacia po përballet prej ditësh me temperatura të larta dhe një valë të nxehti, ndërsa dhjetëra vatra zjarri janë aktivizuar në vende të ndryshme të rajonit.

#BREAKING Disastrous wildfires are raging near Omis, Croatia.

At least 36 people have been injured, 14 hospitalized. Seven are in critical condition. More than 1,000 have been evacuated.

More than 200 people were rescued from the coastline after fleeing the wildfire. pic.twitter.com/Ks7Q5ZokHz

— The National Independent (@NationalIndNews) August 14, 2026

Të Ngjashme