Lajme

Stuhia “Ciaran” godet Evropën, të paktën 10 të vdekur, mes tyre një 5-vjeçar

efundit

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në Francë, Belgjikë, Britani, Gjermani dhe Holandë pasi u goditën nga stuhia “Ciaran”.

Mediat e huaja raportojnë se shumica e personave kanë humbur jetën nga rënia e pemëve, të cilat janë rrëzuar nga era e fortë që arrinë shpejtësinë 200 milje për orë.

Të paktën 523 mijë familje mbeten pa energji elektrike, bëri të ditur mëngjesin e sotëm zëdhënësi i qeverisë, Olivier Veran në Francë. Nga 375 deri në 480 milionë euro arrijnë dëmet nga fenomeni i motit ekstrem që ka përfshirë vendin gjatë 24 orëve të fundit, sipas gazetës franceze “Le Figaro”.

Dy persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i pemëve në një qytetin belg. Një nga të vdekurit është një fëmijë pesëvjeçar. Në të njëjtin incident, një djalë 3-vjeçar u plagos lehtë.

Mediat holandeze raportuan se disa persona u plagosën nga rrëzimi i pemëve në Holandë, ndërsa pesë persona në Toskanëtë Italisë kanë vdekur deri tani pas mbërritjes së stuhisë “Ciarán”, siç shkruan Guardian.

Presidenti i Toskanës, Eugenio Giani, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në rajon, duke e përshkruar situatën si “me të vërtetë shumë serioze”.