Lajme

Stuhia dhe reshjet përmbysin disa qytete në vend, anulohen linjat e trageteve, shkëputet energjia elektrike

Reshjet e shiut  kanë vazhduar prej mesditës, ku për shkak të erës së fortë dhe stuhisë kanë shkaktuar përmbytje dhe bllokim të rrugëve në disa qytete në vend.

Era e fortë ka rrëzuar disa pemë në kryeqytet të cilat kanë vështirësuar qarkullimin për këmbësorët dhe automjetet.

Situatë më e përkeqësuar raportohet në Durrës ku uji ka vërshuar nëpër rrugët dhe trotuaret e qytetit bregdetar duke bllokuar lëvizjen e automjeteve dhe njerëzve. Gjithashtu disa biznese të kateve të para dhe bodrum janë përmbytur nga reshjet e shiut.

Porti i Durrësit ka dalë me një njoftim ditën e sotme ku njofton se janë anuluar disa linja të trageteve, Durrës-Bari.

Zona rreth stadiumit është përmbytur plotësisht duke e bërë të pamundur kalimin si për tifozët që do merrnin pjesë në neshjen mes Dinamos dhe Teutës dhe për automjetet. Për shkak të kushteve atmosferike ndeshja u shty.

Në Vlorë era e fortë ka shkaktuar dallgë që shkojnë deri në 8 ballë duke pezulluar lundrimet e trageteve  e anijeve të vogla.

Erërat e forta kanë shkaktuar shkëputjen e energjisë elektrike në disa vende, si Krujë, në disa fshatra të Matiti dhe Burrelit.

Ndërkohë në zonat malore kanë nisur reshjet intensive të borës. Autoriteti Rrugor bën me dije se në aksin Bogë – Qafë Thore, vijojnë reshjet e dëborës me intensitet ndërsa mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

Permbytet zona rreth stadiumit në Durrës

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo