Lajme

Sukses për peshëngritjen shqiptare, Briken Calja fiton medalje në Grand Prix II 2023

Briken Calja ka fituar medalje bronxi në kampionatin botëror “Grand Prix II 2023”, kategoria 81 kg. Shtangës shqiptare i shtohet kështu tjetër medalje nga sportisti Calja.

Rezultat të mirë ka arritur dhe Erkand Qerimaj, që është renditur i katërti nga e gjithë bota. Këto pikë të grumbulluara i shtohen atyre kualifikuese për Lojërat Olimpike 2024.

Të dyja arritjet janë publikuar në rrjetet sociale nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ky vit, vazhdon të prodhojë sukses në fushën e  sportit për Shqipërinë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo