Lajme

Sulmi në spitalin e Gazës, hidhet në erë nga predhat izraelite

Katër persona u plagosën kur një predhë shpërtheu dy katet e një spitali në Gaza.

Lajmi u bë i ditur nga kryepeshkopi Hosam Naoum, i cili tha se spitali Arab Ahli u godit nga sulmet izraelite.

“Salla e ekografisë dhe mamografisë është dëmtuar”, tha ai teksa postonte foto nga shkatërrimi.

Spitali Ahli Arab (AAH), në qytetin qendror të Gazës drejtohet Jeruzalemi.

Ndërkohë, një grup humanitar ka deklaruar se nuk ka zona të sigurta për qytetarët e Gazës, të cilët janë “të ekspozuar ndaj bombardimeve në të gjithë territorin”.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për fatin e atyre që nuk do të jenë në gjendje të lëvizin, si të plagosurit, të sëmurët dhe personelin mjekësor, të cilët kemi frikë se do të zhduken duke pasur parasysh deklaratat e bëra nga autoritetet ushtarake izraelite,”tha grupi humanitar.

Ata bëjnë thirrje për futjen e zonave të sigurta në veri dhe për armëpushime të rregullta, si dhe për banorët që të mund të largohen përmes kalimit Rafah.