Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Ervin Demo kanë zhvilluar një takim me forcat e policisë, pas 6 ditësh protesta të dhunshme në vend. Ministri Demo dënoi sulmin ndaj Komisariatit nr.3 ditën e djeshme, duke e konsideruar si të papranueshme.
“Natën e fundit ka ndodhur diçka që ka kaluar vijën e kuqe. Komisariati nr.3 është sulmuar, jo thjesht komisariati policisë por edhe punonjësit e policisë që kanë qenë aty janë dëmtuar deri me djegie. Kjo është jo vetëm e papranueshëm, por tregon se elementet e dhunës që janë përfshirë në këtë protestë kanë arritur në nivele që tregojnë se kjo nuk është më as protestë studentore dhe nuk mund të quhet më as protestë. Ajo që ka ndodhur po dje, kemi patur sulme ndaj subjekteve të caktuara politike. Kemi parë që elementët e dhunshëm të asaj proteste kanë gjetur azil politik në një parti. Kjo tregon më së miri edhe motivimin e dhunës që është brenda asaj protestë”, tha Demo.
