Lajme

Sulmi terrorist i 11 shtatorit, Ambasada amerikane kujton viktimat, mbajnë një minutë heshtjeje

Stafi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga e ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, kanë kujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit, duke nderuar jetët e humbura dhe trimërinë e ndihmësve të parë.

Në njoftimin e ambasadës amerikane theksohet se stafi u mblodhën për një moment solemn heshtjeje.

‘‘Sot, më 11 shtator, komuniteti i Ambasadës së SHBA-së u bashkua për të nderuar jetët e humbura dhe trimërinë e ndihmësve të parë më 11 shtator.

Njësia e Rojës së Sigurisë së Marinës udhëhoqi një ngjitje përkujtimore nëpër shkallë, ndërsa kolegët nga e gjithë misioni u mblodhën më vonë për një minutë solemn heshtjeje – duke qëndruar të bashkuar në përkujtim”, thuhet në postim.

Postimi: