ShowBizzz

Sulmohet nga peshkaqeni, humb jetën aktori Tamyao Perry

Aktori i “Pirates of the Caribbean” Tamayo Perry ka humbur jetën pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa bënte sërf në Hawaii. 49-vjeçari vdiq të dielën pasdite, sipas shërbimeve të urgjencës në Honolulu në një konferencë për shtyp.

Perry luajti në filma të suksesshëm, duke përfshirë Pirates of the Caribbean të Disney: On Stranger Tides. I lindur dhe i rritur në Oahu, Hawaii, Perry kishte aftësi të shkëlqyera të sërfit, duke u bërë kampion në Pipe Masters Trials në 1999.

Kryebashkiaku Rick Blangiardi e quajti vdekjen e Perry-t një “humbje tragjike”, duke e përshkruar yllin e ndjerë si një person shumë të respektuar.

36 raste të sulmeve nga peshkaqenët janë konfirmuar në Shtetet e Bashkuara në 2023.

Rastet përfaqësojnë 52 për qind të totalit në mbarë botën.

/abcnews.al