Lajme

Sulmuan dy anëtarë të komunitetit LGBT, arrestohen 21 persona, mes tyre dhe shqiptarë

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në Selanik, ku dy anëtarë të LGBTI janë sulmuar dhe dhunuar nga 21 persona.

Mediat greke bëjnë me dije se nga 21 të arrestuarit, 9 janë grekë, ndërsa 12 janë të huaj (me origjinë nga Shqipëria dhe Gjeorgjia).

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në sheshin Aristotelous të Selanikut, ndërsa sot janë lënë të lirë 12 nga të arrestuarit, për shkak se janë të mitur.

Të arrestuarit e tjerë akuzohen për  fyerje me karakter racistë, si dhe për plagosje të lehtë. 9 të pandehurit mbeten në paraburgim dhe nesër do të dalin para gjykatës.

Dy anëtarët e LGBTI, të dy 21 vjeç kanë qenë në shesh, kur personat në fjalë kanë nisur t’i ngacmojnë. Më pas ashtu të trembur ata janë futur në një restorant. Personat në fjalë i kanë nxjerrë jashtë restorantit dhe kanë nisur t’i shajnë, sulmojë dhe madje u kanë gjuajtur me shishe.

@provc1ntcyu #fyp #skg #greece #phobia ♬ original sound – 🐀🐀🐀🐀🐀

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo